Lidhje

Kina paralajmëron Irakun - 2002-09-25


Kina thotë se ky është rasti i fundit për Irakun që të parandalojë konfliktin ushtarak rreth programeve të tij të armëve të shkatërrimit në masë. Në një koment të së përditshmes shtetërore China Daily thuhet se Bagdadi duhet të përmbushë premtimet për të lejuar inspektorët ndërkombëtarë të armëve të kërkojnë për armë të ndaluara. Në koment thuhet gjithashtu se mospërmbushja e këtij premtimi do t’i jepte presidentit Bush shkakun që ai kërkon për të sulmuar Irakun.

Presidenti Bush thotë se një raport britanik mbi programet irakiane të armëve që u bë publik dje, provon se Sadam Huseini përbën kërcënim ndaj paqes botërore. Ndërkohë, sekkretari amerikan i shtetit, Colin Powell, tha se Washingtoni është i bindur që mënyra më e mirë për të çarmatosur Irakun është ndryshimi i regjimit në Bagdad.

XS
SM
MD
LG