Lidhje

Stuhia Isidore arrin në brigjet e Luizianës - 2002-09-26


Stuhia tropikale, Isidore arriti në bregdetin e shtetit jugor Luiziana duke shkaktuar erëra të forta dhe shira të rrëmbyer në brigjet amerikane të gjirit.

Stuhia kishte sot herët erëra me shpejtësi 105 kilometra në orë. Sipas njoftimit të fundit, qendra e Isidorës ishte rreth 32 kilometra në jugperëndim të New Orleanit.

Shirat e dendura përmbytën pjesë të qytetit, pjesa më e madhe e të cilit shtrihet disa metra nën nivelin e detit. Edhe para se Isidore të mbërrinte në tokë, sipërfaqe të gjera nga Teksasi në Florida po ndjenin efektet e shirave të jashtme të stuhisë.

Metereologët kanë paralajmëruar se Isidora mund të shkaktojë 25 deri 50 centimetra shi në pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara.//kk

XS
SM
MD
LG