Lidhje

Shkodër: hidhet në erë makina e policisë - 2002-09-26


Një makinë e policisë u shkatërrua sot në Shkodër nga shpërthimi i një sasie eksplozivi. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit, në sheshin e lagjes Parrucë, vetëm 100 metra nga ndërtesa e prefekturës.

Sipas komunikatës së policisë, persona ende të paidentifikuar kishin vendosur rreth orës 1:20 pas mesit të natës (e enjtë) një sasi prej 300 gramësh tritol poshtë makinës së parkuar të Shefit të Uniformave Blu të policisë së qarkut të Shkodrës.

Deri tani (16:30 pasdite, sipas ores lokale) policia nuk ka njoftuar rreth motiveve të shpërthimit, i cili ka ndodhur kur në makine nuk kishte njerëz.

Shpërthimi ka dëmtuar edhe xhamat e lokaleve e pallateve përreth. //az

XS
SM
MD
LG