Lidhje

Shtetet e Bashkuara i dhurojnë Shqipërisë paisje antitrafik - 2002-09-26


Qeveria amerikane i dhuroi sot ministrisë shqiptare të rendit publik pajisje për fuqizimin e sektorit anti-trafik. E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkura në Tiranë, Elisabeth Shelton, deklaroi se mbështetja amerikane për vendosjen e shtetit juridik në Shqipëri do të jetë e vazhdueshme.

Zonja Shelton vlerësoi sakrificat e policisë në luftën kundër krimit. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara janë në dijeni të përpjekjeve të Shqipërisë në këtë drejtim dhe premtoi ndihmë të mëtejshme.

Ministri i Rendit, Luan Rama falenderoi Shtetet e Bashkuara për ndihmën që i kanë dhënë policisë shqiptare, me paisje por edhe në drejtim të kualifikimit të forcave policore.

Ai u zotua se lufta kundër trafiqeve në Shqipëri do të jetë e pandërprerë.//kk

XS
SM
MD
LG