Lidhje

Presidenti Bush këmbëngul për rezolutën - 2002-09-26


Presidenti Bush u takua të enjten me një grup anëtarësh të Kongresit nga të dyja partitë për të kërkuar me këmbëngulje një rezolutë, me anë të së cilës të mbështetet veprimi ushtarak kundër udhëheqësit irakian, Saddam Hussein.

Takimi me anëtarë të dhomës së përfaqësuesve u bë një ditë pasi udhëheqësi i shumicës në Senat, Tom Daschle kërkoi një ndjesë nga ana e Presidentit për komente që linin të kuptohej se Senati i kontrolluar nga demokratët nuk ishte i interesuar për sigurinë e vendit.

Sot në mëngjes, udhëheqësi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Dick Gephardt i kërkoi administratës së Presidentit Bush të mos e ngatërrojë sigurinë kombëtare me politikat e partive.//kk

XS
SM
MD
LG