Lidhje

Rifillon gjyqi i Millosheviçit - 2002-09-26


Gjyqi i ish-presidentit jugosllav, Slobodan Millosheviç rifilloi sot, duke e kaluar vëmendjen e prokurorëve të Kombeve të Bashkuara nga krimet e kryera në Kosovë, tek ato në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë.

Pas një ndërprerjeje dyjavore, zoti Milosevic u kthye në gjykatën e Hagës ku ai përballet me akuza për krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe genocid.

Prokurorët kanë në plan të tregojnë se objektivi i zotit Millosheviç në fillim të viteve 1990, ishte spastrimi etnik i disa zonave të Kroacisë dhe të Bosnjës fqinjë, nga joserbët.

Prokurorët thonë se qindra joserbë u vranë në Kroaci dhe mijëra myslimanë u masakruan në Bosnje. Zoti Milosevic ka thënë se akuzat në lidhje me Bosnjën dhe Kroacinë janë absurde.//kk

XS
SM
MD
LG