Lidhje

Filmat e Rinj të Javës - 2002-09-27


Sweet Home Alabama është një nga filmat e rinj të javës. Reese Witherspoon luan rolin e një gruaje që largohet nga Alabama për të gjetur përsëri vetveten në New York, duke lënë pas burrin e saj. Në New York ajo bëhet e suksesshme dhe është shumë e lumtur me të dashurin e saj. Cdo gjë shkon mirë derisa ai i propozon, duke e detyruar kështu të kthehet në qytetin e saj për tu treguar prindërve dhe për tu ndarë nga bashkëshorti që la shtatë vjet të shkuara. Por udhëtimi i ringjall kujtimet e së kaluarës dhe tani asaj i duhet të zgjedhë midis jetës së re dhe asaj të vjetër. Aktorët kryesorë në filmin Sweet Home Alabama:Reese Witherspoon, Candice Bergen, Patrick Dempsey, Josh Lucas.

Nast luan djalin që humbet të fejuarën, ajo vdes dhe tani ai jeton me prindërit e saj që luhen nga Dustin Hoffman dhe Susan Sarandon. E ndërsa është nën strehën e tyre ai bie në dashuri me një grua dhe është në luftë me ndjenjat e besnikërisë ndaj dy njerëzve që do të ishin prindërit e gruas së tij të ardhshme nga njëra anë dhe dëshirës për të vazhduar jetën,nga ana tjetër. Aktorët kryesore:Dustin Hoffman, Susan Sarandon, Jake Gyllenhaal dhe Holly Hunter.

Antonio Banderas refuzoi një ofertë 20 milion dollarëshe për të luajtur në serialin e dytë të filmit Zorro me Catherine Zeta Jones. Banderas thotë se do të preferonte të përqëndrohej në gjera të tjera, ndoshta në lojën teatrale.

John Travolta dhe Olivia Newton John po rikthehen për të kënduar në një festival që u kushtohet filmave me kërcime. Festivali është organizuar nga Paramount Studios. Festivali përkon me nxjerrjen në variantin DVD të filmave klasike me kërcime sic janë Grease, Saturday Night Fever dhe Flashdance.

XS
SM
MD
LG