Lidhje

Millosheviçi akuzon agjentë francezë për Srebrenicën - 2002-09-27


Ish-presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç thotë se ishin udhëheqësit myslimanë të Bosnjes dhe agjentë francezë ata që kryen masakrën e Srebrenicës të vitit 1995.

Ai tha në Gjykatën e Hagës, në ditën e dytë të gjyqit ndaj tij për genocid në Bosnje dhe krime lufte në Kroaci, se masakra e Srebrenicës kishte si qëllim të diskreditonte serbët.

Zoti Millosheviç mohoi të kishte patur dijeni për masakrën e Srebrenicës, para se ajo të ndodhte. Masakra, në të cilën u vranë rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë, është cilësuar si më e rënda në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ish-udhëheqësi jugosllav nuk ka pranuar të marrë avokat mbrojtës dhe po mbron veten në gjyq.//kk//

XS
SM
MD
LG