Lidhje

Washington: 300 të arrestuar gjatë protestave - 2002-09-27


Policia e Uashingtonit ka bërë 300 arrestime gjatë protestave që lidhen me mbledhjen vjetore të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Sot protestuesit bllokuan trafikun, thyen xhama dhe u lidhën së bashku me zinxhirë, në një seri demonstratash në rrugët e kryeqytetit. Mbledhjet paraprake të dy institucioneve financiare ndërkombëtare filluan megjithë protestat.

Policia thotë se pret që nëpër rrugët e Uashingtonit të grumbullohen rreth 20 mijë njerëz për të protestuar kundër Bankës Botërore dhe Fondit Monetar si dhe kundër politikës së jashtme amerikane.

Përfaqësues të më shumë se 180 vendeve anëtare të Fondit Monetar do të fillojnë nesër bisedimet lidhur me zhvillimin, lehtësimin e borxheve dhe ekonominë botërore.//kk

XS
SM
MD
LG