Lidhje

Intervistë me Ministrin shqiptar të Ekonomisë, Arben Malaj - 2002-09-27


Ministri shqiptar i Ekonomisë tha te premten se situata në rrethet verilindore të vendit është mjaft e rëndë. Qeveria shqiptare, tha ai, megjithëse ka një buxhet të shtrënguar, vetëm këtë vit ka shkurtuar 100 milionë shpenzime për shkak të mosprivatizimit të sektorëve të ekonomisë. Aktualisht, tha zoti Malaj, po bëhet rilokimi i fondeve buxhetore, pikërisht ne kushtet kur vendi ndodhet para një situate të vështirë, për shkak të gjendjes humanitare.

Ministri shqiptar i Ekonomisë, tha gjithashtu se gjendja e emergjencës ka krijuar probleme në furnizimin e banorëve me drita dhe ujë. Çështje e ditës tha ai, vazhon të mbetet kthimi i normalitetit në infrastrukturë dhe institucionet publike të zonës së përmbytjeve.

Zoti Malaj tha se qeveria shqiptare në programet e saj ka qenë agresive për të privatizuar sektorët e rëndësishëm të ekonomisë, por duhet mbajtur parasysh se pas 11 shtatorit tregjet e kapitaleve janë dëmtuar, gjë që është ndjerë edhe në ekonominë shqiptare, siç është vonesa e privatizimit të telekomunikacionecve, të sistemi financiar dhe atij energjetik.

Pyetjes në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes së tregëtisë me Kroacinë, zoti Malaj ju përgjigj, duke thënë se angazhimi i qeverisë shqiptare për të nënshkruar marrëveshje tregëtie me vendet e rajonit, ka në konceptin e saj jo thjesht krijimin e një hapësire për lëvizjen e mallrave, por krijimin e një rajoni të ri ekonomik në Evropën juglindore, ku do të lëvizin lirisht mallrat, kapitalet dhe njerëzit - një vizion ky i ri ekonomik.

XS
SM
MD
LG