Lidhje

Në Turqi sekuestrohet uranium i futur kontrabandë - 2002-09-29


Policia e Turqisë sekuestroi më shumë se 15 kilogram uranium për prodhimin e armëve dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar se e kishin futur atë kontrabandë në vend nga Evropa Lindore.

Agjencia shtetërore turke e lajmeve Anatolia njoftoi se zyrtarët vepruan pas një informate pasi ndaluan një taksi në provincën jugore të Sanliurfas, në afërsi të kufirit me Sirinë. Në njoftim thuhet se autoritetet zbuluan uraniumin në një kontenier plumbi nën një prej sediljeve të taksisë. Agjencia turke e lajmeve bën të ditur se autoritetet thonë se uraniumi i sekuestruar ka një vlerë prej 5 milionë dollarësh.

Policia e Turqisë iu shmang komenteve për këtë çështje, por Agjencia e lajmeve Anatolia citon zyrtarë të kenë thënë se Turqia ka filluar hetimet për të përcaktuar nëse uraniumi ishte i destinuar për t’u transportuar në një vend tjetër.

XS
SM
MD
LG