Lidhje

Përmbytje në Tiranë si rezultat i vërshimit të ujrave të liqenit artificial - 2002-09-29


Gjendja në një pjesë të kryeqytetit të Shqipërisë vazhdon të jetë e rënduar, pas përmbytjes së shkaktuar nga hapja e portës së digës së liqenit artificial megjithë njoftimet se ka një rënie të nivelit të ujit në një pjesë të kësaj zone. Porta e hapur e digës është mbyllur pjesërisht ndërkohë që vazhdojnë punimet nga bashkia e Tiranës, ushtria shqiptare dhe vetë qytetarët. Kryeministri Fatos Nano ka paralajmëruar se kjo gjendje mund të zgjatë 5 ditë në rastin më të keq dhe ka kërkuar të dhëna nga shërbimi shqiptar i Informacionit për këtë ngjarje. Deri tani autoritetet kanë arrestuar katër persona të cilët kanë qënë të lidhur direkt me projektimin dhe ndërtimin e portës së digës.

XS
SM
MD
LG