Lidhje

Bush:  Afganistani mund të zhvillohet në një vend me paqe dhe me shpresa - 2002-09-29


Ndërsa regjimi shtypës taleban është përmbysur nga koalicioni i udhëhequr prej Shteteve të Bashkuara, tregëtia është kthyer në Kandahar. Ky qytet afgan ka qenë qendër tregëtie që në kohët e Aleksandrit të Madh. Pas ardhjes në pushtet të ekstremistëve islamikë talebanë, liritë themelore morën fund. Gratë u burgosën në shtëpitë e tyre dhe duhej të mbuloheshin kokë e këmbë. Burrat u detyruan të linin mjekër dhe të luteshin 5 herë në ditë. Muzika, televizioni, pikturat dhe imazhet e tjera u nxorën jashtë ligjit.

Të gjitha këto kufizime e vështirësuan shumë biznesin në Afganistan. Fizul Haq, pronar i një pike për shitje autmomjetesh në Kandahar, thotë: ”Askush nuk vinte të blinte pasi policia fetare u binte më qafë të gjithëve, madje edhe njëri prej shitësve të mij u arrestua se po ngiste makinën pa kapele”.

Por tani jeta po kthehet në Kandahar. Para një viti policia talebane vari trupin e një personi të rrahur për vdekje për shkak se kishte një telefon celular. Këtë vit, vetëm disa qindra metra larg nga vendi i vrasjes, kryetari i ri i bashkisë, Abdullah Popal, përuroi shërbimin e parë ndërkombëtar të drejtë për drejtë telefonik në Kandahar. ”Duam të jemi pjesë e botës”, tha zoti Popal, duke shtuar se janë zhvilluar koncerte në stadiume me valle kombëtare. Gratë po shkojnë në shkolla dhe dy kinema po ndërtohen”.

Nën regjimin taleban, stadiumet përdoreshin për ekzekutime, shpesh të grave të akuzuara për marrëdhënie jashtë martesore. Vajzat nuk lejoheshin të shkonin në shkollë dhe djemtë frekuentonin vetëm institucione fetare. Tani, më shumë se 150 mijë fëmijë në Kandahar shkojnë në shkolla publike. Shkollat private në gjuhën angleze janë të mbushura plot.

Një shenjë tjetër e epokës pas-talebane është prania në Kandahar e rreth 100 dyqaneve me video-kaseta. ”Ditën që erdhën amerikanët dhe ikën mullahët, u hapën dyqanet e para me video kateka”, tha Abdul Satar, pronari i një dyqani videosh. Talebanët kishin ndaluar të gjithë imazhet me fytyrë njeriu. Dyqani i zotit Satar, ofron tani disa dhjetra filma amerikanë dhe shumë të tjerë nga India.

Falë përpjekjeve të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, talebanët nuk janë më në pushtet dhe shenja të jetës normale po duken në pjesën më të madhe të Afganistanit. Afganët po rindërtojnë ekonominë e tyre dhe po rifitojnë liritë e tyre personale. Siç ka thënë edhe presidenti Bush: “Jam i bindur që me durim, ndihmë dhe me një strategji të përshtatshme, Afganistani mund të zhvillohet në një vend me paqe dhe me shpresa.”//ze

XS
SM
MD
LG