Lidhje

Rusia përshëndet heqjen e rrethimit izraelit ndaj Arafatit - 2002-09-30


Presidenti rus, Vladimir Putin, mirëpriti vendimin e Izraelit për t’i dhënë fund rrethimit të kompleksit të udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat, dhe bëri përsëri thirrje për kthimin e menjëhershëm të inspektorëve ndërkombëtarë të armëve në Irak.

Udhëheqësi rus i bëri këto komente gjatë takimit të së hënës në Kremlin me kryeministrin izraelit, Ariel Sharon. Presidenti Putin theksoi përsëri se një zgjidhje e problemit irakian duhet të gjendet përmes Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në bisedimet e sotme pritej të prekej edhe mundësia e veprimit ushtarak amerikan kundër Irakut si edhe çështje të sigurisë, përfshirë pohimet rreth përpjekjeve irakiane dhe iraniane për zhvillimin e armëve bërthamore. //kk//

XS
SM
MD
LG