Lidhje

Maqedoni: shqyrtohet pastrimi i parave - 2002-09-30


Të hënën në Maqedoni mbërriti një delegacion i komisionit të Këshillit të Evropës, i cili do të shqyrtojë çështjen e pastrimit të parave në vend.

Ky delegacion do të takohet me autoritetet e vendit dhe do të hartojë një raport zyrtar, I pari I këtij lloji për përpjekjet e veprimtarive për pastrimin e parave në këtë vend.

Kohët e fundit Grupi Ndërkombëtar i Krizave, para një muaji raportoi se në Maqedoni lulëzon korrupsioni dhe kontrabandan, ku sipas këtij grupi ishin përfshirë organe të larta shtetërore maqedonase.

Jo zyrtarisht thuhet se në Maqedoni pastrimi i parave është thuajse në një shkallë të njëjtë me vendet e tjera të tranzicionit të Evropës Juglindore.

Ndërkohë përfaqësues të Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, u takuan me presidentin Boris Trajkovski lidhur me çështjen e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit.//kk//

XS
SM
MD
LG