Lidhje

Presidenti Bush kërkon një rezolutë pa kufizime - 2002-09-30


Presidenti Bush thotë se nuk kërkon nga Kongresi miratimin e një rezolute mbi Irakun që sipas tij do t’ia lidhte atij të dyja duart.

Ai kërkon një rezolutë që do të përcillte mesazhin e qartë se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të çarmatosin Irakun.

Senati amerikan fillon këtë javë debatin rreth një projekt rezolute që do të autorizonte përdorimin e forcës kundër Irakut.

Pritet që senatorët të kërkojnë kufizime në gjuhën e projekt-rezolutës së mbështetur nga Shtëpia e Bardhë, e cila e autorizon presidentin Bush të përdorë të gjitha mjetet për çarmatimin e Irakut.

Disa senatorë demokratë pritet të përpiqen të kufizojnë kompetencat e presidentit për të hyrë në luftë. //kk//

XS
SM
MD
LG