Lidhje

Kalendari Historik 30 shtator - 2002-09-30


Më 30 shtator, Presidenti Dwight Eisenhower zgjodhi si kryetar të gjykatës së lartë të Shteteve të Bashkuara, guvernatorin e Kalifornisë Earl Warren. Presidenti Eisenhower tha se ai zgjodhi pikërisht governatorin Warren sepse ai ishte një republikan me pikëpamje të moderuara dhe një politikan me integritet. Pas emërimit, guvernatori Warren shpjegoi filozofinë e tij politike. ”Gjithmonë më shkon në mendje ajo që ka thënë Abraham Lincoln: ’Unë eci ngadalë, por asnjëherë nuk eci mbrapsht’. Edhe unë në këtë pozitë dua të jem gjithë jetën. Dua të eci para, dhe sado me ritëm të ngadalë, është e rendësishme që çdo ditë të hedhim një hap pozitiv”. Earl Warren u miraua si kryetar i gjykatës së lartë nga senati i Shteteve të Bashkuara. Ai qëndroi në këtë pozitë deri sa doli në pension në vitin 1963. Gjatë 16 vjetëve në detyre, ai dha disa vendime të rëndësishme kundër dallimit racial dhe censurës, si dhe përkrahu mbrotjen kushtetuese për të dyshuarit në krime. Ish-kryetari i gjykatës së lartë Earl Warren vdiq në 1974 në moshën 83 vjeçare.

155 vjet më parë, më 30 shtator të vitit 1846, eteri u përdor për herë të parë si anestezi në mjekësi. Atë ditë Eben Frost shkoi në zyrën e dentistit William Morton në Boston Massachusetts. Zotit Frost i dhimbte një dhëmb. Ai u tmerrua teksa mendonte se kjo dhimbje do të ishte akoma më e madhe, kur t’i hiqej dhëmbi. Zoti Frost iu lut doktor Mortonit që ta hipnotizonte për të mos ndjerë dhimbjen. Por kjo nuk ishte e nevojshme. Doktor Mortoni kishte disa kohë që eksperimentonte me eter. Ai e kishte bërë provë tek qeni i tij, macja edhe tek vetja, megjithate asnjëherë tek një pacient. Dentisti i tha zotit Frost se ai mund t’i ofronte diçka më të mirë se hipnoza, nëse zoti Frost do ta pranonte. Zoti Frost ra dakord. dentisti Mortoni njomi një shami me eter dhe e udhëzoi pacientin të merrte frymë thellë. Zoti Frost e humbi ndërgjegjen pothuajse menjëherë, dhe në këtë gjendje dentisti Mortoni i hoqi atij dhëmbin. Disa javë më vonë, mjekët në Spitalin e Përgjithshëm në Massachusetts, filluan të përdorin eter gjatë operacioneve.

XS
SM
MD
LG