Lidhje

Kinë: dënim me vdekje për helmimin e ushqimit - 2002-09-30


Një gjykatë kineze dënoi me vdekje pronarin e një restoranti, për vrasjen e dhjetra njerëzve dhe dëmtimin e qindra të tjerëve, duke helmuar ushqimin e një pronari rival. Gjykata e qytetit lindor Nanjing e shpalli Chen Zhenpingin fajtor për përdorimin e barit të miut për të helmuar ushqimet në një restorant të vogël në qytetin fqinj Tangshan më 15 shtator. Nga helmimi vdiqën 38 vetë dhe qindra të tjerë u sëmurën.//kk//

XS
SM
MD
LG