Lidhje

FMN-ja dhe BB-ja bëjnë thirrje për reforma - 2002-09-30


Udhëheqës ndërkombëtarë të financave u dhanë fund bisedimeve dy ditëshe në Uashington, duke bërë thirrje për reforma që do të nxitnin ekonominë e ngadaltë botërore dhe do të lironin nga borxhet vendet në zhvillim.

Në takimin përfundimtar të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ministrat e Financave premtuan t’i ndihmojnë vendet në zhvillim që të çlirohen nga barra e borxheve të papërballueshme.

Ata thanë se brenda 6 muajve të ardhshëm do të paraqesin një propozim konkret për një sistem falimentimi.

Po ashtu udhëheqësit financiarë u bënë thirrje vendeve të pasura që të heqin me shpejtësi pengesat tregtare për vendet më të varfëra.

Gjatë takimeve të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar u zhvilluan një sërë demonstratash kundër kapitalizmit global. Sipas burimeve policore protestat ishin kryesisht paqësore dhe më të vogla nga sa pritej. //kk//

XS
SM
MD
LG