Lidhje

Suedi: Lirohet i dyshuari për rrëmbim avioni - 2002-09-30


Autoritetet suedeze thonë se një person i akuzuar se kishte planifikuar të rrëmbente një avion që do të udhëtonte për në Britani muajin e kaluar, u lirua nga arresti.

Kryeprokurori tha se nuk ka prova të mjaftueshme për ta mbajtur 29 vjeçarin Kerim Chatty nën arrest.

Por prokurori tha se procesi hetimor do të vazhdojë për të përcaktuar se pse zoti Chatty kishte një armë në bagazhin e dorës, ndërsa përpiqej të hipte në avion.

Ai u arrestua pasi oficerët e sigurisë gjetën armën. Një avokat i zotit Chatty ka thënë se klienti i tij nuk kishte për qëllim të rrëmbente avionin, por pohoi se ai kishte pranuar që e kishte armën me vete.//kk//

XS
SM
MD
LG