Lidhje

Koshtunica kryeson pas raundit të parë - 2002-09-30


Rezultatet jozyrtare të zgjedhjeve presidenciale të së dielës në Serbi tregojnë se presidenti jugosllav, Vojisllav Koshtunica, ka fituar numrin më të madh të votave dhe pas dy javësh do të përballet me një kandidat pro perëndimor në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Sipas grupit vëzhgues lokal, Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci, zoti Koshtunica ka siguruar 31 përqind të votave, 3 përqind më shumë se rivali i tij kryesor, zëvendës kryeministri Miroljub Labus.

Në vend të tretë, me 22 përqind të votave, u radhit kandidati ultranacionalist, Vojislav Sheshel, i cili gëzonte mbështetjen e ish presidentit jugosllav, Sllobodan Millosehviç. //kk//

XS
SM
MD
LG