Lidhje

Hagë: padi ndaj një ish-komandanti të serbëve të Bosnjes - 2002-09-30


Gjykata e Hagës për krime lufte ngriti padi ndaj një ish-komandanti të forcave speciale policore të serbëve të Bosnjës, nën akuzat për pjesëmarrje në vrasjen e mijëra burrave dhe djemve myslimanë pas pushtimit serb të Srebrenicës në vitin 1995.

Gjykata e Hagës e bëri të njohur të hënën zyrtarisht padinë, në të cilën Ljubomir Borovçanin akuzohet për pjesëmarrje në gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Akuza i përcakton krimet si shfarosje, vrasje, përndjekje në baza të përkatësisë politike, racore e fetare si dhe krime çnjerëzore.

Në padi thuhet se i akuzuari kishte shërbyer nën gjeneralin serb Radisllav Krstiç, të cilin gjykata e dënoi vitin e kaluar me 46 vjet burgim për rolin e tij në vrasjet e Srebrenicës.//kk//

XS
SM
MD
LG