Lidhje

BE: kompromis për imunitetin e amerikanëve - 2002-09-30


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të lejojnë vendet anëtare të nënshkruajnë marrëveshje me Shtetet e Bashkuara që do t’u jepnin zyrtarëve dhe ushtarëve amerikanë imunitet nga ndjekja penale para gjykatës ndërkombëtare.

Ministri i jashtëm i Danimarkës, Stig Moeller, u tha gazetarëve në Bruksel se plani u jep mundësi vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe, që kërkohen nga Shtetet e Bashkuara, brenda disa kufizimeve të caktuara.

Ministri përmendi në veçanti se marrëveshjet duhet të mbrojnë vetëm ushtarët dhe zyrtarët amerikanë dhe jo shtetasit e zakonshëm. Shtetet e Bashkuara e kanë kundërshtuar gjykatën e re penale, nën shqetësimet se amerikanët që shërbejnë në vende të tjera mund të nxirren para kësaj gjykate nën akuza me motive politike. //kk//

XS
SM
MD
LG