Lidhje

Kalendari Historik 28 shtator - 2002-10-01


Më 28 shtator 1961, kompozitori dhe këngëtari Bob Zimmerman, debutoi në një skenë të New Yorkut e pikërisht në Greenwich Village. Zimmerman, i cili kishte lindur në qytetin Hibbing të Minesotës, filloi të përdorë në skenë emrin Bob Dylan, për nder të poetit Dylan Thomas. Thuhet se Dylan kishte ardhur në New York vetëm me një kitarë dhe rrobat e trupit. Këngët e tij me frymën e protestës, si ”Blowing in the wind” u bënë një mjet shprehjeje për rininë e pakënaqur dhe lëvizjen kundër luftës së Vietnamit në vitet 60 dhe më pas. Këngët e Dylanit u shndërruan gjithashtu në himne që ngritën peshë ndërgjegjen e miliona njerëzve. Kritikët e përshkruanin Bob Dylanin si një talent i spikatur, që u bë i pranishëm në skenat e kafeneve në Grenwich Village.

Më 28 shtator 1908, u krijua Byroja Federale e Hetimeve si krahu hetues i Departamentit amerikan të Drejtësisë. Presidenti Theodore Roosvelt tha se synonte që kjo agjenci të merrej me hetimet mbi përdorimin e paligjshëm të tokave në perëndim dhe mbi shkeljen e ligjeve anti-trust nga bizneset e mëdha. Hetimet gjatë Luftës së Dytë Botërore lidhur me shkeljen e urdhërave për rekrutimin e ushtarëve dhe spiunazhin, i zgjeruan detyrat e FBI-së. Më pas, një nga përgjegjësitë e FBI-së u bë edhe zbatimi i ligjit federal për makinat e vjedhura. Me emërimin e J.Edgar Hooverit si drejtor i FBI-së në vitin 1924, në këtë agjenci ndodhën shumë ndryshime. Hoover i zgjeroi fushat e përgjegjësisë së FBI-së dhe vendosi rregulla të reja të rrepta për emërimin e agjentëve të FBI-së, si dhe një sistem për specializimin e gjithë personelit. //ze

XS
SM
MD
LG