Lidhje

Mesiç: Millosheviçi donte të krijonte Serbinë e Madhe - 2002-10-01


Presidenti kroat, Stipe Mesiç, thotë se ish-presidenti jugosllav, Sllobodan Millosheviç, planifikoi shpërbërjen e Jugosllavisë në kuadër të përpjekjeve për krjimin e një Serbie të madhe.

Zoti Mesiç, kryetari i fundit i radhës i presidencës së ish-Jugosllavisë, i tha të martën gjykatës së Hagës për krime lufte se zoti Millosehviç organizoi qëllimisht fushatën e spastrimit etnik në Kroaci në përpjekje për të përfshirë pjesë të Kroacisë dhe të Bosnjes në Serbinë e re.

Zoti Mesiç tha se si presidenti i Serbisë, zoti Millosheviç mori nën kontroll ushtrinë jugosllave, bankën qendrore dhe buxhetin dhe i përdori fondet për të financuar forcat serbe që luftonin në Kroaci dhe Bosnje.

Zoti Mesiç është kreu i parë shteti që dëshmon kundër ish-udhëheqësit jugosllav, i cili përballet me 60 akuza për krime lufte.//kk//

XS
SM
MD
LG