Lidhje

Kryeinspektori për armët informon Këshillin e Sigurimit - 2002-10-03


Kryeinspektori i Kombeve të Bashkuara për armët, Hans Blix, do të informojë të enjten Këshillin e Sigurimit mbi marrëveshjen që ai arriti këtë javë në Vjenë me zyrtarë irakianë.

Zoti Blix thotë se Iraku ka rënë dakord për inspektime të pakufizuara sipas rregullave të vitit 1998, të cilat përjashtojnë tetë pallate të udhëheqësit irakian, Sadam Huseien, nga inspektime të befasishme.

Mirëpo, Shtetet e Bashkuara dhe Britania ngulin këmbë që nuk duhet të ketë kufizime në inspektime dhe se inspektorët nuk duhet të kthehen në Irak derisa Këshilli i Sigurimit të miratojë një rezolutë të re.

Një projekt-rezolutë e propozuar nga Shtetet e Bashkuara do t’i jepte Bagdadit 30 ditë afatë për të përmbushur kërkesat e Kombeve të Bashkuara dhe do të autorizonte përdorimin e çdo mjeti të domosdoshëm nëse Iraku nuk bashkëpunon.//kk//

XS
SM
MD
LG