Lidhje

Një komision pritet të votojë projekt-rezolutën për Irakun - 2002-10-03


Pritet që një komision i Kongresit amerikan të votojë të enjten lidhur me një projekt-rezolutë që do të autorizonte presidentin Bush të urdhërojë ndërmarrjen e veprimeve ushtarake kundër Irakut.

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për marrëdhënie me jashtë filloi të mërkurën seancat me pyetje përgjigje rreth një projekt rezolute kompromisi që u pranua nga administrata e presidentit Bush.

Projekt-rezoluta, e cila gëzon mbështetje ndërpartiake, do të lejonte përdorimin e forcës nëse Iraku nuk vepron në përputhje me rezolutat e Kombeve të Bashkuara për çarmatim dhe kërkesa të tjera.

Mirëpo, ajo përmban kufizime të caktuara ndaj autoritetit të presidntit dhe parashikon që ai të informojë Kongresin para ndërmarrjes së sulmit kundër Irakut, nëse është e mundur, ose brenda 48 orësh pas sulmit.

Washingtoni akuzon Irakun se po përpiqet të zhvillojë dhe të grumbullojë armë të shkatërrimit në masë. //kk//

XS
SM
MD
LG