Lidhje

Shkencëtarët zbërthejnë kodin gjenetik të malaries - 2002-10-03


Shkencëtarët duke punuar në 10 vende kanë arritur të zbërthejnë kodin gjenetik të formës më vdekjeprurëse të parazitit që shkakton sëmundjen e malaries dhe të mushkonjës që përhap sëmundjen. Rezultati i kësaj pune paralele kërkimore u botua dje njëkohësisht nga gazeta britanike “Natyra” dhe revista amerikane “Shkenca”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e quan këtë zbulim “një pikë-kthese” për shëndetin publik, që mund të ndihmojë për prodhimin e insekticideve të reja dhe ilaçeve të reja. Çdo vit, nga malaria gjejnë vdekjen mbi 3 milionë njerëz, shumica në Afrikë. Ky zbulim bëhet në një kohë kur paraziti që shkakton malarien, po bëhet gjithnjë e më rezistent ndaj ilaçeve e është përhapur edhe në rajone ku ishte zhdukur prej vitesh, siç ishte një rast i fundit në shtetin e Virxhinias në Amerikë. //az//

XS
SM
MD
LG