Lidhje

Maqedoni: parlamenti i ri fillon punimet - 2002-10-03


Parlamenti i Maqedonisë përfundoi seancën e parë pas zgjedhjeve të 15 shtatorit, me verifikimin e mandateve të deputetëve të rinj dhe me emërimin e një kryetari të ri të parlamentin.

Kryetar u zgjodh zoti Nikola Popovski i Lidhjes Social-demokrate. Zoti Ali Ahmeti dhe dy deputetë të partisë së tij si edhe disa deputetë të partive të tjera shqiptare nuk morën pjesë në seancën e sotme.

Në këtë seancë, për herë të parë deputetët shqiptare mundën të shprehen në gjuhën e tyre amtare. Kjo e drejtë mbështetet në Marrëveshjen e Ohrit, arritur më 13 gusht vitin e kaluar.

Nuk është thënë zyrtarisht se pse zoti Ahmeti nuk mori pjesë në seancë, por u spekullua se kështu ishte këshilluar nga diplomatët perëndimorë, sepse mund të krijohej ndonjë incident, pasi maqedonas ekstremistë kishin paralajmëruar më parë se do ta pengonin hyrjen e zotit Ahmeti në parlament.//kk//

XS
SM
MD
LG