Lidhje

Anthony Hopkins në filmin e ri Red Dragon - 2002-10-04


Anthony Hopkins rikthehet në rolin e të sëmurit mendor i etur për njerëz në filmin Red Dragon, që është parathënia e filmit The Silence of the Lambs. Kësaj radhe është një tjetër vrasës serial, i luajtur nga Ralph Fiennes dhe ish agjenti i policisë që luhet nga Ed Norton kërkon ndihmën e Hannibalit Lecter për të kapur vrasësin. Hopkins jep një interpretim që mund të vlerësohet me një tjetër Oscar.

Në filmin e ri Welcome To Collinwood, Luis Guzman luan rolin e një hajduti që dëgjon rreth një mundësie për një vjedhje perfekte. Ai tërheq vemendjen e pesë shokëve të tij të cilët duan të marrin pjesë në aksion. Në film luan George Clooney dhe Sam Rockwell. Regjia është nga Anthony Russo

Jennifer Lopez do të shfaqet si e ftuar në një nga episodet e serialit Sex in the City. J. Lo thotë se në rolin e ri ajo sfidon personazhin e Samantha Jones dhe arrin ti marri asaj të dashurin.

Courtney Love arriti një marrëveshje këtë javë me kompaninë e regjistrimit Vivendi lidhur me lejimin e këngëve të bashkëshortit të saj të ndjerë, anëtar i grupit Nirvana. Sipas marrëveshjes Love do të ketë të drejtën e pronësisë për pesë albumet e Kurt Cobain. Në këmbim kompania ka lejen për të nxjerr një album të ri të Nirvanës.

//rd//

XS
SM
MD
LG