Lidhje

Anëtaret e reja të BE-së shpallen së shpejti - 2002-10-04


Komisioni Evropian do të bëjë të njohura javën e ardhshme 10 vendet kandidate që pritet të hyjnë në radhët e Bashkimit Evropian në vitin 2004.

Mjetet e informimit thonë se vendet kandidate janë Polonia, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia, Estonia, Letonia, Lituania, Sllovenia, Qiproja dhe Malta.

Objektivi për anëtarësimin e Rumanisë dhe Bullgarisë është viti 2007.

Njoftimet jo zyrtare thonë se komisioni nuk do të rekomandojë caktimin e një date për fillimin e bisedimeve me Turqinë për anëtarësim në BE.

Në muajin dhjetor, udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të mbajnë në Kopenhagen një takim të nivelit të lartë mbi zgjerimin e organizatës, ku do të emrohen zyrtarisht vendet kandidate për anëtarësim. //kk//

XS
SM
MD
LG