Lidhje

Fabio Mini, komandanti i ri i KFOR-it - 2002-10-04


Të premtën në Prishtinë u zhvillua ceremonia e dorëzimit të detyrës nga komandanti i deritanishëm i forcave paqeruajtëse tek komandannti i ri. Gjenerali francez, Marcel Valentin, i dorëzoi detyrën gjeneralit italian, Fabio Mini.

Gjenerali Valentin tha me këtë rast se gjendja e sigurimit në Kosovë është përmirësuar dhe shfaqi shpresën se do të gjendet së shpejti një zgjidhje për qytetin e ndarë të Mitrovicës. Gjenerali Valentin dhe pasuesi i tij, gjeneral Mini shprehën mbështetjen e plotë për planin e shefit të misionit të Kombeve të Bashkuara, Michael Steiner, për zgjidhjen e çështjes së Mitrovicës.

Gjenerali italian Fabio Mini do të qendrojë në krye të forcave paqeruajtëse në Kosovë për një periudhë njëvjeçare. //az//

XS
SM
MD
LG