Lidhje

Kalendari Historik 8 tetor - 2002-10-04


Më 8 tetor të vitit 1956, në afërsi të qytetit Minneapolis në shtetin e Minesotës u hap kompleksi i parë i mbyllur tregtar. Ndërtuesi i qendrës tregtare Southgate, vendosi që qendra të ishte e mbyllur për t’u krijuar një atmosferë më komode blerësve në muajt me ngricë të dimrit dhe në muajt e nxehtë dhe me lagështirë të verës. Në këtë qendër përfshiheshin 64 dyqane dhe restorante me ngrohje në dimër dhe ajër të kondicionuar në verë. Në krah të qendrës kishte dhe vend për të parkuar makinat. Suksesi i qendrës tregtare, Southgate, tërhoqi edhe ndërtues të tjerë të ngrinin qendra të ngjashme në të gjithë vendin dhe ndryshuan praktikën e blerjes në Shtetet e Bashkuara. Qendrat e mbyllura tregtare me dyqane të shumtë, kinema dhe restorante shërbejnë tani si qendra argëtimi dhe grumbullimesh shoqërore.

Më 8 tetor të vitit 1918, togeri amerikan, Alvin York, kreu atë që marshalli francez, Ferdinand Foch, e quajti “arritjen më të madhe të një ushtari në të gjitha ushtritë e Evropës. Togeri York, i cili ishte stërvitur të shtinte në shenjë në malet e shtetit Tennessee, po komandonte një patrullë në pyllin Argonne, kur u gjend në mes të zjarrit të armëve nga një pozicion i fortifikuar rëndë gjerman. Dëshmitarët okularë thoshin se togeri York vrau 28 ushtarë gjermanë në këtë luftim. Pastaj me vetëm shtatë ushtarë që i kishin mbetur nga grupi i tij, togeri York mori peng 132 gjermanë të tjerë, për të cilët thuhej se mbetën të shtangur që një njeri që udhëhiqte shtatëtë tjerë arriti të bënte kaq shumë. //rd//

XS
SM
MD
LG