Lidhje

Presidenti Bush mban fjalim për Irakun - 2002-10-07


Në fjalimin që do të mbajë të hënën në mbrëmje, pritet që presidenti Bush të përpiqet të paraqesë argumente bindëse për përdorimin e mundshëm të forcës ushtarake kundër Irakut.

Sipas agjencive të lajmeve, zyrtarë amerikanë thonë se presidenti do të shpjegojë në mënyrë më të hollësishme kërcënimin që Iraku paraqet ndaj botës dhe nevojën për të vepruar.

Presidenti Bush e mban këtë fjalim ndërkohë që Kongresi amerikan po shqyrton një projekt-rezolutë që do të autorizonte presidentin të përdorë forcën ushtarake kundër Irakut.

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë edhe nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara që të miratojë një rezolutë të re, e cila do të lejonte çdo vend anëtar të përdorte të gjitha mjetet, përfshirë forcën, kundër Irakut, nëse Bagdadi nuk bashkëpunon me inspektimet ndërkombëtare të armëve.//kk//

XS
SM
MD
LG