Lidhje

Këshilli bashkiak i Tiranës hedh poshtë propozimin për shkarkimin e kryetarit Rama - 2002-10-07


Në Shqipëri pas një mbledhjeje disa orëshe, këshilli bashkiak i Tiranës hodhi poshtë propozimin e përfaqësuesve të opozitës për një mocion mosbesimi për shkarkimin e kryetarit Edi Rama. Ndërsa kryebashkiaku deklaroi se nuk mendonte të jepte dorëheqjen pas përmbytjes dy javë më parë të një pjese të kryeqytetit. Në fjalën e tij zoti Rama u tregua mjaft i ashpër ndaj opozitës për akuzat e lëshuara ndaj tij, por edhe ndaj qeverisë, e cila sipas tij e la Bashkinë të vetmuar në përballimin e gjendjes. Kryebashiaku sulmoi të dyja krahët e politikës për atë që ai e cilësoi si kërcënime ndërhyrje në organet e drejtësisë. Nga Tirana na sjell hhollësi korrespondenti ynë, Arman Mero.//ze//

XS
SM
MD
LG