Lidhje

Moisiu: Reformat, i vetmi mjet i sigurt për integrimin euro-atlantik - 2002-10-07


Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu shprehu angazhimin e tij për të punuar që qytetarëve të Shqipërisë t’u krijohet mundësia për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të pakontestueshme. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Presidenti Moisiu pohoi se nuk është kundër rishikimit të Kushtetutës, lidhur me pjesën e legjislacionit që ka të bëjë me Komisionin Zgjedhor. Zoti Moisiu, sh-prehu vendosmërinë e tij për të punuar në drejtim të pavarësisë së sistemit gjyqësor nga politika, si edhe vlerësoi marrëveshjen dypalëshe mes shumicës dhe opozitës si një hap cilësor në ndërtimin e shtetit ligjor në Shqipëri.

VOA: Zoti President, kohet e fundit autoritetet shqiptare kane arrestuar disa drejtues te larte te Bankes Qendrore dhe te Ministrise se Rendit, te akuzuar per korrupsion. Qeveria i ka cilesuar keto arrestime si prove qe lufta kunder korrupsionit ka hyre ne nje faze te re dhe te rendesishme. Si i komentoni ju keto arrestime dhe a mendoni se drejtesia eshte ne gjenda ta kryeje detyren e saj sic duhet?

President Alfred Moisiu: Procesi hetimor ne ngarkim te disa zyrtareve te larte te arrestuar ditet e fundit sapo ka nisur dhe si kryetar shteti mbështes plotësisht prokurorine ne perpjekjet e saj per te ndare perfundimisht shtetin nga krimi, per te hedhur drite mbi ceshtje kaq te rendesishme që ka të bëjë me legjtimitetin e shtetit dhe shqetesuese per opinionin publik siç eshte korrupsioni ne administraten publike, ne tendera, prokurime, ne emerime, etj. U kam kerkuar institucioneve te drejtesise qe duke repektuar barazine perpara ligjit te cilitdo qytetar a shtetar, te veprojne pa hezitim kunder cilindo qe shkel ligjin, pavaresisht nga pozita politike a shteterore qe ka mbajtur apo mban tani. Edhe pse pres gjykaten te shprehet mbi fajesine apo pafajsine e personave te arrestuar, une e konsideroj si fillimin e nje procesi pastrues ne politiken shqiptare qe do te vazhdoje edhe me arrestime te tjera me ndikime te fuqishme mbi te gjithe aparatin shteteror dhe funksionimin e tij. Per me teper, keto dite jam angazhuar ne nxitjen e Kuvendit te Shqiperise dhe te aktoreve kryesore politike ne pergatitjen me procedure te pershpejtuar te ligjit mbi te penduarit, e me qellim qe tú jepen garancite e nevojshme ligjore atyre individeve, qe per te lehtesuar poziten e tyre juridike, deshirojne te bashkepunojne me drejtesine ne zbardhjen e aferave kriminale ne ekonomi e kudo qofte tjeter. Po keshtu, ne pergjigje te kerkesave te Kushtetutes po rishikojme dhe plotesojme me tej kuadrin ligjor per faljen, amnistine dhe mbrojtjen e deshmitareve. Ne kete menyre ne duam të krijojmë kushte që edhe drejtesia te beje me mire punen e vet.

VOA: Per vite me rradhe, qeveria shqiptare ka ndermarre fushata kunder korrupsionit, por rezultatet kane qene simbolike, kryesisht per arsye te bashkepunimit te politikes me krimin. Cfare ndihmese mund te jepni ju, zoti President, qe kesaj rradhe gjendja do te jete ndryshe?

President Alfred Moisiu: Reformat ne sistemin e drejtesise per nje lufte efikase kunder korrupsionit jane ne fillimet e veta dhe Kuvendit te Shqiperise, Presidentit te Republikes dhe institucioneve te tjera te interesuara u bie nje barre e rende per shendoshjen e gjendjes se krijuar. Me cilesine e kryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise, mbetem i vendosur per te mbeshtetur pa rezerva organin e akuzes Prokurorine ne drejtim te luftes kunder korrupsionit, kontrabandes, e trafiqeve te cfaredolloji. Po keshtu, jemi duke punuar ne drejtim te rritjes se pavaresise se gjyqesorit nga politika dhe prerjes se cdo ure lidhese midis tij dhe krimit; forcimit te kontrollit mbi veprimtarine e ketyre institucioneve mbi bazen e shqetesimeve te opinionit publik, etj. Ne kete rruge synojme te rrisim edhe besimin e qytetareve te shteti, te drejtesia e dhene ne emer te ligjit. Edhe në konferencën e gjyqtarëve të zhvilluar së fundmi unë u thashë atyre t’ia mbyllin derën politikës.

VOA: Zoti President, qysh nga zgjedhja juaj ne krye te shtetit, klima politike ne vend eshte permiresuar dukshem. Gjate diteve te fundit ju keni zhvilluar takime me politikanet kryesore te vendit, perfshire Kryeministrin Nano dhe kreytarin e Partise Demokratike, Sali Berisha. Keto takime kane ngjallur shpresa per thellimin e reformave institucionale, perfshire permiresimin e Kodit Zgjedhor, dhe ndoshta edhe ndryshime ne Kushtetuten e vendit. A jeni optimist se ky proces do te vazhdoje dhe se vendi i juaj ka hyre tanime ne ate qe cilesohet si “politike normale”?

President Alfred Moisiu: Thellimi i reformave ne te gjitha fushat, por sidomos ne ate legjislative dhe permiresimi i funksionimit te institucioneve te shtetit jane nder perparesite e para dhe të rëndësishme të mandatit tim presidencial. E verteta eshte se ne kete proces respektimi i votes se lire nuk eshte thjesht nje nder detyrat kryesore kushtetuese te Presidentit te Republikes, por edhe nje shqetesim i perbashket i qytetareve dhe i vendeve mike te Shqiperise. Une kam qene dhe mbetem i bindur se vetem vota e lire krijon institucione legjitime, qeverisje me mbeshtetje publike dhe opozite institucionale ne roje te demokracise. Prandaj, i nisur nga ky motiv pra per ecur perpara me reformen zgjedhore ne vend, gjate dy javeve te fundit kam zhvilluar konsultime intensive me faktoret politike relevante ne pushtet dhe ne opozite. Si rezultat i ketyre konsultimeve, u identifikuan nje numer ceshtjesh primare per kapercimin e gjendjes se krijuar ne punen e komisionit dypalësh dhe ne pergjithesi per thellimin e reformes zgjedhore ne vend sic jane problemet e Kodit Elektoral, ceshtje me karakter kushtetues, etj. Une i permbahem idese se kontributi me i madh i imi ne krye te shtetit shqiptar eshte t’u japim qytetareve te vendit tim zgjedhje te lira e te ndershme, te pakontestueshme as nga ata qe humbasin dhe as nga komuniteti nderkombetar. Sa i takon Kushtetutes, ne parim, une nuk jam kunder rishikimit dhe plotesimit te saj. Ne rastin konkret, me duhet te sqaroj se komisioni bi-partizan nuk ka mandatin e duhur politik per ndryshime kushtetuese. Mandati i tij i vetem eshte reflektimi mbi bazen e verejtjeve te ODIHR/OSBE mbi procesin e e zgjedhjeve te fundit dhe permiresimi i kuadrit baze ligjor per zgjedhjet ne vend sipas kërkesave të Kodit Elektoral. Cdo dite qe kalon po bind edhe me skeptiket se ajo marreveshje nuk ishte thjesht nje vullnet prijesish politike, por nje hap cilesor ne ndertimin e shtetit ligjor ne Shqiperi. Per me teper qe ajo marreveshje jo vetem ka ndikuar ne permiresimin hap pas hapi te imazhit te vendit ne syte e nderkombetareve, por edhe i ka paraprire gjithashtu procesin e stabilizim-asocimit qe pritet te filloje zyrtarisht se shpejti. Me kete dua te them se eshte bere e qarte per te gjithe ne qe jemi pjese e politikes, por edhe per qytetaret, se reformat jane i vetmi mjet i sigurte ne ecjen me te shpejte ne procesin e integrimit euro-atlantik te vendit. Rreziqet ekzistojne, por ne jemi te vendosur te ecim perpara per te garantuar qendrueshmerine e institucioneve dhe venien e tyre me mire ne sherbim te qytetareve tane. Ne kete menyre, ndryshimet pozitive qe shoqeruan zgjedhjen e Presidentit do te perbejne nje prirje te qendrueshme dhe jeta e vendit do te rrjedhe normalisht.

VOA: Zoti President, cili eshte vleresimi juaj mbi masat qe jane marre nga shteti per te tejkaluar pasojat e permbytjeve te fundit? Ka patur shume kritika ne adrese te qeverise qendrore dhe organeve në këtë drejtim.

President Alfred Moisiu: Une kam ndjekur me shqetesim situaten e pazakonte te motit dhe pasojat negative mbi ekonomine dhe popullsine e vendit. E verteta eshte se institucionet shteterore u gjeten disi te papergatitura per nje situate te tille, por me vone u moren masa serioze dhe shpresoj se kjo gjendje do te kapercehet se afermi. Nderkaq, mbeshtetur ne Kushtetuten e vendit, une kam thirrur ne ditet qe vijne nje mbledhje te Keshillit te Sigurimit Kombetar, ne te cilen edhe perballimi i situatave emergjente do te jete nje nder ceshtjet e rendit te dites se asaj mbledhjeje, pasi përpara kemi një dimër të gjatë.//kk//

XS
SM
MD
LG