Lidhje

Malejzi: ndalohet procesi i ekstradimit ndaj një amerikani të akuzuar për terrorizëm - 2002-10-08


Qytetari amerikan Ahmed Ibrahim Bilali, i kërkuar nga autoritetet në Shtetet e Bashkuara nën akuza që kanë të bëjnë me veprimtari terroriste, tani për tani do të qendrojë në Malejzi. Një gjyqtar malejzian pranoi kërkesën e avokatit të zotit Bilali që të ndalohet procesi i ekstradimit të tij në Shtetet e Bashkuara. Gjyqtari do të kryesojë nesër një seancë paragjyqësore në Kuala Lampur. Zoti Bilal është njëri nga 6 myslimanët e paditur javën e kaluar nga autoritetet amerikane nën akuzat se kanë ndihmuar rrjetin terrorist al-Kaida. Katër prej të akuzuarve, përfshirë vëllain e zotit Bilali, u arrestuan javën e kaluar në Shtetet e Bashkuara. I dyshuari i pestë ende nuk është ndaluar. Zoti Bilali iu dorëzua autoriteteve malejziane në një universitet ku ai po ndiqte studimet.

XS
SM
MD
LG