Lidhje

Al-Kaida kërcënon përsëri - 2002-10-09


Një person që thuhet se është një nga ndihmësit e lartë të Osama bin Ladenit, ka kërcënuar se do të ndërmerren sulme të tjera kundër Shteteve të Bashkuara.

Rrjeti televiziv arab Al-Xhazira, me seli në Katar, transmetoi dje një videokasetë, ku paraqitet një person i quajtur Ajman al-Zavahiri, i cili shikohet se një nga strategët kryesorë të al-Kaidës. Ai thotë se një sulm amerikan kundër Irakut do të kishte për synim të siguronte mbizotërimin Izraelit në Lindjen e Mesme.

Pa dhënë shpjegime, ai thotë gjithashtu se al-Kaida po vë në shënjestër sektorë të rëndësishëm të ekonomisë amerikane. Zëri në videokasetë thotë se Osama bin Ladeni si edhe udhëheqësi taleban, Mullah Omar, janë gjallë dhe në gjendje të mirë.

Në fillim të javës, rrjeti al-Xhazira transmetoi një zë që thotë se ishte Osama bin Ladeni, i cili gjithashtu shpreh kërcënimet për ndërmarrjen e sulmeve të reja. Gazeta Washington Post njoftoi dje se ekspertë të zbulimit amerikan arritën në përfundimin se zëri ishte me të vërtetë ai i bin Ladenit. //az//

XS
SM
MD
LG