Lidhje

BE rekomandon 10 kandidatë të rinj deri në 2004 - 2002-10-09


Komisioni Evropian pritet të rekomandojë sot që 10 vende kandidate të ftohen për të hyrë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2 mijë e 4. Në një raport që pritet të publikohet në Bruksel, thuhet se 10 vendet kandidate, kryesisht nga Evropa Lindore dhe ajo Qendrore, janë të gatshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zgjerimi i bllokut prej 15 vendesh anëtare shihet si një hap madhor që do të hedhë themelet e një epoke të re në procesin e integrimit evropian. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të mbajnë një takim të nivelit të lartë në muajin dhjetor në Kopenhagë të Danimarkës, për diskutime rreth zgjerimit të bllokut. Pritet që vendet kandidate të ftohen zyrtarisht për të marrë pjesë në takim.//lk//

XS
SM
MD
LG