Lidhje

Cmimi Nobel ne kimi per vitin 2004 - 2002-10-09


Çmimin Nobel të këtij viti në kimi e fituan tre shkencëtarë, një amerikan, një japonez dhe një zviceran, për krijimin e metodave që identifikojnë dhe analizojnë strukturën e melekulave të mëdha biologjike, siç janë proteinat.

Komisioni Nobel njoftoi se amerikani John Fenn dhe japonezi Koichi Tanaka do ta ndajnë midis tyre gjysmën e çmimit një milion dollarësh. Kurse zvicerani Kurt Wuethich do të marrë gjysmën tjetër. Komisioni Nobel thekson se puna e këtyre tre shkencëtarëve ka revolucionarizuar zhvillimin e ilaçeve të reja dhe ka ngjallur shpresa për diagnostikimin e hershëm të kancerit të vezores, të gjirit dhe të prostatës.//lk//

XS
SM
MD
LG