Lidhje

Një grua vdes nga një shpërthim vetëvrasës në Izrael - 2002-10-10


Autoritetet izraelite thonë se një shpërthim vetëvrasës, kryer sot nga një palestinez, shkaktoi vdekjen e një gruaje dhe plagosjen e të paktën 12 vetëve pranë Tel Avivit.

Ata thonë se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë. Policia thotë se autori i shpërthimit e aktivizoi lëndën plasëse në një stacion autobusi në rrethinat e qytetit, pasi një shofer nuk e lejoi të hipte në një autobus dhe u përpoq t’i bënte atij pyetje.

Ndërkohë, në Rripin e Gazës dëshmitarët thonë se dy të rinj palestinezë u vranë në përleshje që shpërthyen ndërsa forcat izraelite hynë në kampin e refugjatëve në Rafah. Izraeli thotë se trupat e tij gjetën në kamp tunele që përdoreshin për të transportuar armë kontrabandë.//kk//

XS
SM
MD
LG