Lidhje

Dhoma e Përfaqësuesve voton për kompetencat e presidentit për të vepruar kundër Irakut - 2002-10-10


Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan votoi të enjten projekt-rezolutën që i i jep Presidentit Bush kompetencat që do ta autorizonin atë të urdhërojë ndërmarrjen e sulmeve parandaluese kundër Irakut.

Udhëheqësit e Kongresit parashikojnë që projekt-rezoltua të miratohet me shumicë dërrmuese votash.

Ky propozim ka siguruar edhe mbështetjen e disa senatorëve kryesorë demokratë, të cilit fillimisht e kundërshtonin atë. Pritet që senati të votojë mbi rezolutën nga fundi i javës.

Presidenti Bush thotë se ende nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me ndërmarrjen e një sulmi ushtarak kundër Irakut. Ai thotë se një veprim i tillë është mjeti i fundit për të detyruar udhëheqësin irakian, Sadam Husein, të çarmatoset.//kk//

XS
SM
MD
LG