Lidhje

Zotërinjtë Nano dhe Berisha takojnë Presidentin Moisiu për reformën zgjedhore - 2002-10-10


Në Shqipëri, kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano dhe ai i Partisë Demokratike Sali Berisha u takuan të enjten me Presidentin e Republikës, Alfred Mosiu për të diskutuar mbi reformat zgjedhore në vend.

Palët kanë rënë dakord të nxisin komisionin dypartiak për zbatimin e rekomandimeve të OSBE-së dhe ODIHR-it si edhe për përmirësimin e sistemit zgjedhor.

Si zoti Nano, edhe zoti Berisha u shprehën se ndryshimet e mundshme në sistemin zgjedhor duhet të garantojnë stabilitetin e qeverisjes dhe institucioneve të vendit. //kk//

XS
SM
MD
LG