Lidhje

Një shkrimtar hungarez merr Nobelin për letërsi - 2002-10-10


Çmimi Nobel i vitit 2002 për Letërsinë iu dha shkrimtarit hungarez Imre Kertesz.

Komisioni Nobel tha se çmimi prej 1 milion dollarësh iu dha zotit Kertesz për shkrimet e tij, të cilat vlerësojnë përvojën e individit kundër arbitraritetit barbar të historisë.

Në vitet e tij të adoleshencës, shkrimtari 72-vjeçar ka qenë mbajtur në kampin nazist të përqendrimit në Aushvic.

Ai e ka shfrytëzuar këtë përvojë në shkrimet e tij ku përshkruan nënshtrimin e qenies njerëzore nga forcat sociale. Çmimi për letërsinë është një ndër pesë çmimet që jepen çdo vit nga Komiteti Nobel.//kk//

XS
SM
MD
LG