Lidhje

Filipine: tetë të vdekur nga shpërthimi i një bombe - 2002-10-10


Shpërthimi i një bombe të fuqishme shkaktoi të enjten vdekjen e të paktën 8 vetave dhe plagosjen e 19 të tjerëve në Filipinet jugore.

Zyrtarë vendorë shprehin mendimin se bomba ishte vendosur nën një fron të një stacioni autobusi plotë njerëz në qytetin Kidapawan.

Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin e sotëm, por policia ka filluar hetimet për të përcaktuar nëse në ky sulm ishte kryer nga kryengritësit komunistë apo ata myslimanë.

Javën e kaluar, një bombë tjetër e fuqishme shpërtheu në një klub në qytetin Zamboanga, duke shkaktuar vdekjen e një ushtari amerikan dhe të dy civilëve philipinas.

Për sulmin e sotëm zyrtarët filipinas fajësojnë grupin ekstremist mysliman Abu Sayyaf, për të cilin zyrtarët amerikanë thonë se ka lidhje me rrjetin terrorist al-Kaida. //kk//

XS
SM
MD
LG