Lidhje

FBI-ja paralajmëron forcat e rendit për Al-Kaidën - 2002-10-10


FBI-ja paralajmëroi agjencitë e forcave të rendit në gjithë vendin se udhëheqësit e rrjetit al-Kaida mund të kenë miratuar ndërmarrjen e një sulmi tjetër kundër Shteteve të Bashkuara.

Në këtë paralajmërim këshillimor, FBI-ja përmend deklarata të kohëve të fundit të udhëheqësve të al-Kaidës, të regjistruara në kaseta.

Mirëpo, agjncia thekson se nuk ka informacion rreth datës, kohës apo vendit të ndonjë sulmi.

Mesazhet nga udhëheqësi i grupit al-Kaida, Osama bin Laden, dhe ndihmësi i tij kryesor, Ayman al-Zawahiri, u transmetuan në fillim të javës nga rrjeti televiziv Al-Xhazira në Katar.

Të dy udhëheqësit thonë se al-Kaida ka vënë në shënjestër sektorë të rëndësishëm të ekonomisë amerikane. //kk//

XS
SM
MD
LG