Lidhje

Maqedoni: vazhdojnë bisedat për krijimin e qeverisë - 2002-10-10


Në Maqedoni, vazhduan edhe të enjten bisedimet mes Lidhjes Socialdemokrate dhe Bashkimit Demokratik për Integrim mbi krijimin e qeverisë së re.

Bashkimi Demokratik për Integrim paraqiti propozimin e vet për përbërjen e qeverisë së re, por hollësitë e tij nuk janë bërë ende të ditura.

Në një zhvillim tjetër, përgatitjet për regjistrimin e popullatës po shkojnë drejt përfundimit dhe ky proces do të fillojë më 1 nëntor e do të zgjasë dy javë.//kk//

XS
SM
MD
LG