Lidhje

Kongresi autorizon presidentin Bush të përdorë forcën ushtarake kundër Irakut - 2002-10-11


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka planifikuar të zhvillojë një debat të mërkurën mbi një rezolutë të re për Irakun. Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe i kanë bërë presion Këshillit të Sigurimit që t’i kërkojë Irakut të pranojë pa kushte inspektorët e armëve, përndryshe do të gjendet përballë një sulmi ushtarak.

Njoftimi i djeshëm pason miratimin me shumicë dërmuese nga Kongresi amerikan të një rezolute, për të cilën Presidenti Bush thotë i dërgon një mesazh të qartë Këshillit të Sigurimit se udhëheqësi i Irakut, Saddam Hussein, përbën një rrezik të madh për botën.

Rezoluta e Kongresit mbështet masa diplomatike për të zbutur shqetësimet që kanë ngjallur programet e armëve të Irakut. Kjo rezolutë e lejon presidentin Bush të përdorë forcën ushtarake, në qoftë se është e nevojshme, për ta detyruar Irakun të heqë dorë nga armët biologjike, kimike dhe bërthamore.//ic//

XS
SM
MD
LG