Lidhje

Rrëmbimi i fëmijëve nga prindërit nëpër botë është një problem në rritje - 2002-10-12


Rrëmbimi i fëmijëve nga prindërit nëpër botë është një problem në rritje. Që nga fundi i viteve 70, Shtetet e Bashkuara kanë proceduar më tepër se 8 mijë raste të fëmijve amerikanë që janë nxjerrë ilegalisht jashtë Shteteve të Bashkuara nga njëri prej prindërve. Tani më tepër se 1 mijë fëmijë amerikanë mbahen padrejtësisht në vende të huaja. Por Shtetet e Bashkuara nuk janë vendi i vetëm nga ku fëmijtë nxirren në mënyrë ilegale nga njëri prej pridërve. Anë e mbanë botës mijëra fëmijë rrëmbehen çdo vit.

Çdo fëmij i rrëmbyer lë prapa një varg njerzish që vuajnë për të -- nënën ose babanë, gjyshër e gjyshe, motra ose vëllezër, farefisë dhe miq. Për vetë fëmijët, rrëmbimi do të thotë të ndahesh nga më të afërtit dhe më të dashurit. Në shumë raste ata detyrohen ti përshtaten një identiteti krejtësisht të ndryshem kulturor, gjuhsor, fetar dhe kombëtar.

Konventa e Hagës mbi aspektet civile të rrëmbimit të fëmijve nëpër botë u garanton prindërve që të kërkojnë kthimin e fëmijve të tyre. Këtë konventë e kanë nënshkruar 63 vende. Këto vende janë të detyruara t’i kthejnë fëmijtë e moshës nën 16 vjeçare, të cilët janë zhvendosur padrejtësisht nga vendet e tyre nëse lutja është bërë brënda një viti që nga rrëmbimi ose qëndrimi i tyre jashtë atdheut. Gjykata mund të refuzojë kthimin e një fëmije në rrethana shumë të kufizuara, përfshirë rastët kur kthimi do të ishte rrezik i madh për të, ose raste kur vetë fëmija nuk dëshiron të kthehet, në ato raste kur fëmija ka moshën dhe pjekurinë për të shprehur mendimin e tij. Ky proces nuk është i përsosur, por ofron shpresën më të mirë për zgjidhjen e rasteve të fëmijve të rrëmbyer.

Akti Ndërkombëtar i Rrëmbimit Prindor miratuar në vitin 1993 e bënë krim federal zhvendosjen e një fëmije nga Shtetet e Bashkuara ose mbajtjen e një fëmijë jashtë Shteteve të Bashkuara me qëllimin për të penguar ushtrimin ligjor të të drejtave të prindit ndaj fëmijës.

Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje vendeve të tjera që të bashkëpunojnë për t’i dhenë fund tragjedisë së rrëmbimit prindrëor. Amerika u bën thirrje të gjitha vendeve, të cilat nuk e kanë ratifikuar Konventen e Hagës, që ta bëjnë sa më parë një gjë të tillë. Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje vendeve nënshkruese që të sigurojnë që gjykatat dhe agjencitë e tyre e zbatojnë konventen në mënyrë të efektshme dhe në përputhje me rregullat. E drejta për të mbajtur fëminë duhet të vendoset me anë të një procesi ligjor, e jo me anë të rrëmbimit.//ze//

XS
SM
MD
LG