Lidhje

Mobilizim masiv për gjetjen e snajperit në rrethet e Uashingtonit - 2002-10-12


Një ndjekje masive nga ana e policisë po vazhdon në zonën metropolitane të Uashingtonit për një snajper që endet i lirë, i cili ka vranë 8 vetë dhe ka plagosur dy të tjerë brenda 12 ditësh.

Shpërblimi për informatat që do të çonin në kapjen dhe dënimin e personit që ka terrorizuar zonën ka arritur shumën e 500 mijë dollarëve. Në qendrat e banuara në një rreze prej 65 kilometrash nga Uashingtoni, policia federale dhe ajo lokale po përpiqen të parandalojnë një sulm tjetër kundër njerëzve që kryejnë veprimet rutinë të ditës.

Vrasja e fundit u krye të premten në një pikë karburanti në afërsi të Fredericksburgut në Virginia, rreth një orë larg në jug të Uashingtonit. Shumë aktivitete që zhvillohen jashtë janë anulluar, dhe shumë njerëz po u shmangen pikave të karburantit dhe qendrave tregtare.//ic//

XS
SM
MD
LG